-0.1 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Detaje të reja nga rasti në Junik: Policia u lajmërua nga qytetarët, nuk ia kishin hapur telefonin familjarëve

- Advertisement -

Një rast i rëndë është raportuar më 17 dhjetor 2025 në lagjen Pepsh në Junik, ku dy gra të moshuara janë gjetur pa vetëdije në shtëpinë e tyre.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se njëra nga gratë ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës e më pas në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

“Me datë 17.12.2025, rreth orës 15:15, Policia është njoftuar nga qytetaret se në lagjen Pepsh në Junik, në një shtëpi ku jetonin dy gra të moshuara, nuk po e hapin telefonin dhe familjarët janë të brengosur, Policia menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarës, brenda shtëpisë ishin dy gra të shtrira, ne vendngjarje kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se njëra nga viktimat, është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar me autoambulancë në spitalin e Gjakovës, e më pas ne QKUK-Prishtine, për tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar ne IML- Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të DRP Pejë”, tha Rugova për Express.

Të ngjashme

Të fundit