9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Detaje rreth vrasjes së mbrëmshme në Vermicë

- Advertisement -

Policia ka dhënë detaje rreth vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Vermicë të Prizrenit.

Sipas policisë, një shtetas sirian, rreth 16 vjeç, rreth mesnatës, është gjendur i plagosur te dera e një shtëpie në Vermicë, i cili më pas është dërguar në spital, ku mjeku ka konstatuar se ai ishte plagosur në këmbë nga një armë zjarri.

“Policia në Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë së ankuesit, në fshatin Vërmicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca e cila ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, në këmbën e majtë të të lënduarit, është një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Personi i lënduar është K.A, i lindur në vitin 2006,shtetas sirian. I njëjti është duke u trajtuar në repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, po këtë ditë, rreth orës 16:40, është gjendur një person pa shenja jete në po të njëjtin fshat.

Dyshohet se kjo vdekje ka të bëjë me rastin e plagosjes së sirianit.

“Sot rreth orës 16:40,patrulla policore kufitare e vijës së gjelbër, gjatë patrullimit në fshatin Vërmicë, kanë hasur në një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate më parë, ku ka qenë i plagosur një shtetas sirian. Ekipi i krim teknikes gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka  gjetur: Një pistoletë, një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur, një telefon dhe disa gëzhoja”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Rasti mbetet nën hetime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit