Një vrasje ka ndodhur para rreth gjysmë ore afër objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve, gruaja që dyshohet se mbeti e vrarë, ka qenë shtatëzënë, njofton Tëvë1.
Por, nuk dihet ende nëse relacioni që kishin viktima me dorasin është lidhje martesore.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet mjekësore.
Teve1.info është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës për këtë rast.
Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh që një grua mbeti e vrarë. Rasti i fundit ishte të premten, më 25 nëntor, ku një 63-vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj 70-vjeç.