Britney Spears veshi një fustan të Versace dhe stilistja ishte prezente në dasmën e çiftit. Fustani që kishte zgjedhur ylli i Pop-it, ishte një fustan i thjeshtë, me pjesën e çarë anash në njërën këmbë.
Spears, 40 vjeçe, e kombinoi fustanin e saj me një vello të bardhë, 15 metra të gjatë. Dorezat që mbante veshur ishin të bardha me perla dhe diamante me vlerë 64 karat.
Sipas Vogue, koleksioni i bizhuterive të nuses përfshinte vathë me gurë të rrumbullakët, një varëse me diamante në formë zemre dhe një byrzylyk me diamant. Britney ka ndërruar tre fustane gjatë ceremonisë, fustani i dytë ishte ngjyrë e kuqe dhe një fustan i tretë ishte klasik i zi. Të dyja fustanet që ndërroi ishin fustane të shkurtër, ndryshe nga fustani i parë.
Ajo eci në altar me këngën “Can’t help falling in love” të Elvis Presley.






