Dosja.al zbardh skemën korruptive që ka çuar në pranga dhjetëra efektivë policie në pikën kufitare të Morinës. Efektivët e arrestuar në bashkëpunim me shefat e tyre, akuzohen se kanë lejuar kontrabandën, trafiqet dhe kalimin e personave me probleme me ligjin në këmbim të parave. Ata manipulonin edhe sistemin TIMS duke ndryshuar të dhënat e hyrjes dhe daljes në këmbim të ryshfetit.
Një skemë e mirëfilltë korruptive ishte ngritur nga efektivët e Policisë në pikën Kufitare të Morinës, ku në këmbim të ryshfetit, lejoheshin aktivitetet e paligjshme. Operacioni u finalizua sot nga SPAK dhe AMP, Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ndërsa burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë hetimit të kryer me metoda speciale është zbuluar se në çdo minutë, është zbuluar sesi efektivët regjistronin një rast ryshfeti ku vlera më e ulët që ata merrnin ishte 10 euro.
Po ashtu, burime të mirë informuara bëjnë me dije se efektivët janë fotografuar në momentin kur kanë marrë paratë. Ata iu kanë lejuar kalimin në mënyrë të parregullt dhjetëra qytetarëve duke iu marrë ryshfet. Ende nuk ka informacion për identitetin e zyrtarëve policorë të arrestuar, por mësohet se në pranga ka rënë edhe drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Kukës. Fran Kacorri.
Në total, 17 efektivë policie në pikën kufitare në Morinë janë arrestuar pas hetimit si të dyshuar për korrupsion e vepra të tjera penale. 14 masa sigurie ‘arrest në shtëpi’ për disa shtetas si dhe punonjës policie, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra.