Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë prej 12 ditësh.
Raportohet se Nano ndodhet në reanimacion prej 8 tetorit pas një arresti kardiorespirator.
Gjendja e tij është rënduar ditën e sotme pasi ka pësuar një arrest kardiak. Si pasojë Nano ka humbur koshiencën, pavarësisht se organet vazhdojnë të jenë funksionale.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.