Transferimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, te Milani duket se ka dështuar përfundimisht, për shkak të kërkesave të larta financiare të Bayer Leverkusenit.
Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se bisedimet mes dy klubeve janë ndërprerë dhe për momentin nuk ka asnjë shans për transferimin e reprezentuesit shqiptar në “San Siro”.
Milani kishte shprehur interesim të madh për shërbimet e 32-vjeçarit dhe kishte paraqitur dy oferta zyrtare. Fillimisht 10 milionë euro dhe më pas 12 milionë euro. Megjithatë, të dyja ofertat janë refuzuar nga Leverkuseni, i cili e vlerëson kartonin e Xhakës të paktën 15 milionë euro.
Pavarësisht se Xhaka kishte arritur një marrëveshje personale me klubin italian, një kontratë trevjeçare me vlerë totale prej 12 milionë eurosh, transferimi nuk do të realizohet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes klubeve. Kujtojmë se Xhaka ka kontratë të vlefshme me Leverkusenin deri në vitin 2028