Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se transferimi i Dani Ceballos drejt Olympique Marseille është anuluar.
“Marrëveshja për Dani Ceballos te Olympique Marseille është aktualisht e anuluar”, shkroi ai në platformën X.
“Asgjë nuk është bërë apo nënshkruar pavarësisht bisedimeve të avancuara mbrëmë… dhe OM nuk do të presë më”.
Romano shtoi se Marseille do të përqendrohet në objektiva të tjerë, pasi vetë Ceballos ka vendosur të reflektojë mbi të ardhmen e tij.
Kjo nënkupton se mesfushori spanjoll duket i gatshëm të qëndrojë te Real Madridi dhe të luftojë për një vend në formacionin e Xabi Alonsos.
Megjithatë, fakti që klubi ishte i hapur për ta shitur dhe që ai ende nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e para, e lë të pasigurt rolin e tij për pjesën tjetër të sezonit.