-10.7 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Dështon të mbahet mbledhja e komisionit ku do të diskutohej për peticionin e sindikatës së policisë

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme është dashur që të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë mbledhje është dashur të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë se Kosovës.

Mirëpo për shkak të mungesës së korumit ka dështuar të mbahet kjo mbledhje.

Në këtë mbledhje munguan deputetë nga partia në pushtet.

Ndërkaq, kryesuesja në këtë komision, Dude Balje bashkë me deputetet nga opozita vendosën që të mbajnë dëgjim publik, në këtë formë t’i dëgjojnë kërkesat e Sindikatës, porse jo në bazë të Rregullores së Kuvendit.

Të pranishme në mbledhje ishin, deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi, nga AAK, Albana Bytyqi, dhe deputetja nga LDK, Marigona Geci.

Në fjalën e tij para komisionit Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri ka thënë se sigurimi shëndetësor mbetet shumë i nevojshëm për PK.

Ndërsa ka shtuar se nga implementimi i Ligjit për paga, policia ende nuk ka marrë shtesa të rrezikshmërisë.

Po ashtu nënkryetari i sindikatës, Avni Hoti theksoi se policia është në gjendje të rëndë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit