Home Lajme Botë Dështon plani për financim i përkrahur nga Trumpi, Qeveria e ShBA-së buzë mbylljes

Dështon plani për financim i përkrahur nga Trumpi, Qeveria e ShBA-së buzë mbylljes

0
Dështon plani për financim i përkrahur nga Trumpi, Qeveria e ShBA-së buzë mbylljes

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është vetëm një ditë larg mbetjes pa mjete financiare në shfrytëzim, përderisa Kongresi po ballafaqohet me vështirësi për të miratuar një plan për financim afatshkurtër.

Të enjten në mbrëmje, një plan i rishikuar i shpenzimeve, i paraqitur nga republikanët dhe me të cilin do të shmangej mbyllja e autoriteteve, dështoi që të miratohej në Dhomën e Përfaqësuesve, raporton televizioni BBC.

Për miratimin e planit nevojiteshin dy të tretat e votave, të cilat nuk u siguruan. Tridhjetë e tetë republikanë devijuan nga qëndrimi i partisë dhe votuan kundër planit.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, kishte penguar një marrëveshje të mëhershme për financim, të cilin e kishte arritur me demokratët kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane të Trumpit.

Kundërshtimi i asaj marrëveshjeje dypartiake nga Trumpi erdhi pas kritikave të ashpra për të nga miliarderi Elon Musk.

Projektligji i mbështetur nga Trumpi do ta kishte lidhur financimin e autoriteteve qeverisëse me një pezullim dyvjeçar të kufirit të borxhit publik federal, i cili përcakton se sa mund të marrë hua Qeveria për t’i paguar faturat e veta.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve tani duhet t’ia nisë punës nga fillimi, kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë për të gjetur një zgjidhje./Nacionale/

Exit mobile version