Home Lajme Dështon peticioni me 25 mijë nënshkrime i deputetit ukrainas ku kërkonte njohjen e Kosovës

Dështon peticioni me 25 mijë nënshkrime i deputetit ukrainas ku kërkonte njohjen e Kosovës

0
Dështon peticioni me 25 mijë nënshkrime i deputetit ukrainas ku kërkonte njohjen e Kosovës

Deputeti Oleksiy Gonchaernko kishte nisur një iniciativë për mbledhjen e 25 mijë nënshkrimeve nga ukrainasit për ta dërguar në Parlamentin e Ukrainës kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Po kjo iniciativë e cila ishte hapur për 90 ditë ka dështuar, pasi linku që dërgonte në peticionin online nuk hapet.

Në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte nisur iniciativën, e cila po t’i merrte 25 mijë nënshkrime, do ta detyronte Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky që t’i përgjigjet një kërkese të tillë.

Exit mobile version