3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Dështon mbledhja e Kryesisë, Kuvendi mblidhet të enjten

- Advertisement -

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, nuk kishte kuorumin e mjaftueshëm, megjithatë, kryetari Glauk Konjufca, në bazë të kompetencave të tij dhe në koordinim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që të enjten, më 22 shtator 2022, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare.

Kështu, të enjten nga ora 11:00 Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 15 shtator 2022, për të vijuar me pikat e papërfunduara në seancën plenare të 4 gushtit. ​

Kujtojmë se Kuvendi në javën e kaluar ka mbajtur seancën e parë plenare, të sesionit vjeshtor. /Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit