Ka dështuar edhe për të 34-tën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në sallë kanë qenë 102 deputetë, ndërkaq vetëm 51 kanë votuar për komisionin “ad hoc” për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, një kundër dhe asnjë abstenim.
Kandidatja për kryetare e Lëvizjes Vetëvendosje edhe kësaj here ka qenë Albulena Haxhiu.
Seanca konstituive e radhës do të mbahet më 21 qershor, nga ora 10:30