19 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Dështoi seanca e jashtëzakonshme e KK të Prishtinës, s’ka kuroum, VV dhe PDK s’morën pjesë

- Advertisement -

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën ishte paraparë të diskutohej propozim-vendimi për lënien në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e cila u thirr të enjten, nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Do të thotë, mbledhja është thirrur për të marrë vendim për diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Nuk ka të bëjë me miratimin e planit, por vetëm me hapjen për diskutim publik. Sipas Shërbimit të Kuvendit, nuk kemi pasur kuorum për ta mbajtur mbledhjen, për shkak të mungesës së asamblistëve të VV-së dhe të PDK-së”, deklaroi kryesuesi i Kuvendit, Ajet Brajshori.

Të ngjashme

Të fundit