8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Dështimi special”: Edhe Trendafilova shpreh dyshimet se Prokuroria nuk vërtetoi akuzat ndaj krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Këtë muaj bëhen 1 vit prej që nisi gjykimi ndaj katërshës së madhe të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Procesi gjyqësor ndaj tyre gjatë kësaj periudhe është karakterizuar me skandale të shumta nga ana e prokurorisë dhe gjykatës, vonesa të paarsyeshme e redaktime absurde të materialeve e dëshmitarëve të cilat ia kanë vështirësuar tej mase punën ekipeve mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, për kryetaren e Speciales, Ekaterina Trendafilova, vonesat dhe redaktimet e shumta, janë bërë për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve, ndonëse një numër i konsiderueshëm i tyre dhanë deklarata absurde dhe kundërthënëse gjatë procesit.

Të katër të pandehurit janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Shumica e procedurave gjyqësore deri më tani janë zhvilluar pa publikun për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve. Deri më tani janë dëgjuar 53 dëshmitarë të prokurorisë dhe statusin e viktimave kanë 143 persona”, thotë ajo.

Një diskurs që nuk e kemi dëgjuar më herët, është “dorëzimi” përballë argumenteve e provave të ofruara deri tash kundër krerëve të UÇK-së.

Trendafilova shton se tani është e vështirë të thuhet nëse prokuroria ka arritur të paraqes prova që vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve.

“Është e vështirë të thuhet nëse ekipi i akuzës tashmë në këtë fazë të procesit ka arritur të paraqesë prova që vërtetojnë akuzat se kreu i UÇK-së është përgjegjës për një sërë krimesh lufte, siç akuzohen në aktakuzë. Dëshmitarët kryesorë ende nuk kanë dëshmuar dhe gjykata shprehu pritjet që kjo të ndodhë sa më shpejt”, shton ajo në një intervistë për gazetën “politika”.

Kujtojmë që në deklarimet e mëhershme, Trendafilova, e cila ishte pritur me protesta në Kosovë, tregohej goxha e ashpër dhe pompoze, duke paralajmëruar se institucioni i drejtësisë që drejton ajo, mund të shqiptojë dënim edhe me burg të përjetshëm. Kjo pasi që Specialja sipas saj bazohet edhe në Kodin Penal të Kosovës. /Lajmi.net/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit