Tentimi i dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses, pasi deputetët nuk arritën të bien dakord për hapat e mëtejmë pas rrëzimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” ka theksuar se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e procesit. Sipas tij, përgjegjësia qëndron tek pushteti, i cili sipas Gashit, po kërkon votim të një procedure që është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.
“Këtu opozita nuk ka kurrfarë faji. Opozita për sot e 700 vjet bën gabim më të madh ndaj Kosovës, nëse voton diçka që din që është e paligjshme. As Albin Kurtit,, as babës tem e as mua, as mbretit nuk duhet me iu leju me bë diçka që është e paligjshme. Jemi duke fol për një kryeministër që nuk shkon në prokurori, që s’jep dorëheqje, që krejt i quan udbasha e proserbe e të njëjtit i takon…”, ka thënë Gashi.