Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit të Kosovës që të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku u shpreh se tani nuk sihet se kur do të paraqitet prapë një mundësi e tillë.
“Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!”, shkroi ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë.
Pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë. Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë.
Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!