17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Statovci: Kosova, në gjendje paprecedente

- Advertisement -

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë e cila është e paprecedentë.

Statovci ka thënë se grupet opozitare po bëjnë një bllokat procedural që po e pamundëson vazhdimin tutje në raport me konstituimin e Kuvendit.

Derisa, ajo bëri të ditur se letra që u është dërguar Presidencës është që të ketë vullnet karshi konstituimit dhe të mos ketë bllokada, të cilat po tentohen siç tha ajo nga deputetët e opozitës.

Sipas Statovcit, raporti është rrëzuar nga votat e opozitës.

“Ne ndodhemi në një situatë e cila është e paprecedentë e qoftë si në praktikë qoftë në kuadër të qartësive që mund t’i ofroi ligji apo rregullorja e operimit të Kuvendit të Kosovës kjo e nisur dhe e shtyrë tutje nga grupet opozitare,  të cilët faktikisht nuk është që po prodhojnë ndonjë kauzë politike, mirëpo janë duke e bërë një bllokat procedurale që po e pamundëson vazhdimin tutje në raport me konstituimin e Kuvendit. Çka e bënë më delikate situatën ne hodhëm një raport dhe ai proces i votimit  nënkuptoi që raporti u rrëzua, në kuadër të dispozitave që ofron rregullorja e Kuvendit pra nuk është e qartë nëse si e tillë pra mund të përsëritet apo si procedohet tutje atëherë jemi drejtuar me një letër Presidencës, pra si një autoritet më i lartë si institucion në të cilën pra thirret në përgjithësi që të ketë vullnet karshi konstituimit dhe të mos ketë bllokada në disa gjëra pra sipërfaqësore në të cilat po tentohen të gjinden nga ana e deputetëve të opozitës. Kemi një raport i cila është hedhur në votim dhe si i tillë është rrëzuar nga votat e opozitës”, ka deklaruar Statovci në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit