6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Dështimi i konstituimit të komisionit hetimor, Berisha: Kjo shton dyshimin për hajninë mafioze të miellit dhe vajit

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se kjo shton dyshimet për keqpërdorimet që janë bërë me rezervat shtetërore.

Tëndenca e regjimit që përmes mungesës në komisionin hetimor për vjedhje të rezervave shtetërore, të pengoi kontrollin parlamentar për keqpërdorimet e mundshëme të parasë publike, vetëm sa i shton dyshimin për hajni klasike e mafioze të miellit, vajit dhe sheqerit nga Albin Baba me 40 hajdutë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se veprimet e partisë në pushtet do t`i kushtojnë Kosovës.

Koha po tregon se miljona €ro të ardhur nga Serbia dhe hajnia nëpër ministri, janë përdorën për ti bër lavazh trurit atyre që gjykimin personal e kanë në nivelin zero. Gjithë kjo propagand e poshtër me shpifje dhe linçime kundër atyre që nuk mendojn si krye-mashtruesi i Kosovës, është një mision djallëzor që do ti kushtoj shumë vendit tonë”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit