8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dështimi i Kodit Civil për martesat e gjinisë së njëjtë bëhet lajm në mediat e huaja

- Advertisement -

Kundërshtimi i votimit në Parlamentin e Kosovës, i ligjit që njeh martesat e së njëjtës gjini, është bërë pjesë e lajmeve të mediave të huaja.

Në një raportim të francezes Le figaro dhe Euractiv, thuhet se me këtë rezultat votimi, Kosova dështoi të bëhet vendi i parë me shumicë myslimane që miraton një legjislacion të tillë.

”Pas orësh debati të ashpër në parlament, vetëm 28 deputetë nga 120 mbështetën mocionin e qeverisë së kryeministrit të majtë Albin Kurti. Propozimi ishte pjesë e një reforme më të gjerë civile të mbështetur nga Bashkimi Evropian, të cilit liderët e Kosovës duan që vendi t’i bashkohet. Në mesin e atyre që votuan kundër ishin shumë zyrtarë të njohur të partisë qeverisëse të Kurtit, Vetëvendosjes”, thuhet mes tjerash në artikujt e publikuar nga këto dy media online.

Tutje specifikohet se pavarësisht lidershipit të saj properëndimor, Kosova është kryesisht shoqërisht konservatore.

Madje theksohet mes tjerash edhe që më shumë se 90 për qind e njerëzve në territor të Kosovës, janë praktikues myslimanë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit