Albulena Haxhiu edhe në rundin e dytë nuk ka siguruar votat për kryetare të Kuvendit.
Në seancë ka munguar AAK-ja.
Nisma sërish ka abstenuar.
PDK-ja nuk ka votuar, kurse LDK-ja ka votuar kundër.
57 vota janë për, 19 kundër, 3 abstenime. Propozimi nuk është miratuar.