9.2 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për dështimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se kjo nuk është për vendin dhe tha se mendon që është një rekord i keq botëror, përcjell Klankosova.tv.

“Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është një veprim shumë i rëndësishëm, ne donim të ishte ashtu. Fatkeqësisht, nuk funksionoi, tash është raundi i 19-të”.

“Kjo nuk është e mirë as për vendin e as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit, sepse në duket mua që është rekord i keq botëror që për raund të 19-të mos zgjedhet kryetari”,  u shpreh Rohde./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit