Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kritikuar partinë e parë, Vetëvendosjen e cila po e zhagit procesin e kosntituimit të kuvendit, shkruan Periskopi.

Lushtaku i  ftuar në “Reel Talk me Maxhunin” u shpreh se pasi Vetëvendosje nuk i ka numrat, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nuk i kanë numrat dhe po luajnë me qytetarët e këtij vendi. Nuk e kena obligim ne me ia votu njerëz të një partie tjetër politike. Ai [Kurti] po i thotë që i ka numrat, partitë e tjera po i thojnë urdhëro bëje, mundësit i ke, do të thotë ai nuk i ka numrat, ai duhet me u deklaru nëse nuk i ka numrat, ai duhet me heq dorë nga krijimi i qeverisë”, tha Lushtaku.

Sipas asaj që ne jemi dëshmitarë, po shohim që as partia e dytë nuk ka mundësi me kriju qeverinë dhe unë mendoj që më mirë me shku në zgjedhje se kështu me lu ping- pong me qytetarët”, përfundoi Lushtaku.