Herë me dorë ne xhep, e herë jashtë tij, erdhi edhe të hënën në seancë. Por, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, parti që doli e para në zgjedhje dhe bartëse e krijimit të institucioneve të reja, zgjidhje nuk të krizës nuk gjeti as në tentativën e 25-të.
Kësaj radhe, Kurti shkoi i shoqëruar më Saranda Bogujevcin më të cilën foli jo pak para nisjes së punimeve.
Derisa LDK-ja kishte hall rehatimin e disa dokumenteve të grupit parlamentar, kryeministri në detyrë shihej tek bisedon nga distancë edhe me Albulena Haxhiun.
Kandidimi i kësaj për kryeparlamenare është pika thyese e tyre me partitë e tjera, ashtu si dhe krijimi i komisionit për votim të fshehtë që përsëri dështoi me veç 51 vota për.