18.3 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Dështim pas dështimi, Kuvendi në reprizë për herë të 23-të

- Advertisement -

As tentimi i 23-të nuk solli sukses në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e mbajtur sot, më 29 maj, dështoi sërish formimi i komisionit për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Mungesa e konsensusit ndërmjet grupeve parlamentare bëri që ky komision të mos marrë përkrahjen e nevojshme.

Propozimi për formimin e komisionit mori votat e mjaftueshme, duke mos arritur shumicën e thjeshtë të kërkuar. Për rrjedhojë, seanca u ndërpre dhe vazhdimi i përpjekjes së 24-të do të jetë pas dy ditësh.

Kuvendi i Kosovës, që nga zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk ka arritur të konstituohet as pas 23 tentimeve, që nga 15 prilli e deri më sot. Kandidatja e vetme për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dështuar të sigurojë votat e mjaftueshme në të gjitha përpjekjet e mëparshme përmes votimeve të drejtpërdrejta apo të fshehta.

 

 

Të ngjashme

Të fundit