Ka dështuar për herën e 33-të seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e sotme zgjati 2 minuta e 17 sekonda dhe u shtye për ditën e enjte në ora 10:00.
Kujtojmë se tash e 4 muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet, Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet.
Ish-partitë opozitare po kërkojnë Vetëvendosje që ta ndërroj emrin e kandidatit për kryeparlamentar, pasi siç thonë Albulena Haxhiu nuk është kandidate unifikuese.