27.9 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

- Advertisement -

As në përpjekjen e 52-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryesuesi Avni Dehari ia ndërpreu fjalën deputetes së PDK-së Vlora Çitakut, deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijajt.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca e radhës mbahet nesër në orën 14.00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese

Të ngjashme

Të fundit