-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Dëshpëron Man United, ndalet në barazim nga Burnley

- Advertisement -

Manchester United nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë.

Pavarësisht dominimit në të gjitha aspektet, rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Raphael Varane realizoi një gol të bukur me kokë pas 13 minutave lojë, mirëpo u anulua nga VAR-i për një pozitë jashtë loje.

Ishte mesfushori Paul Pogba që i dha epërsinë “Djajve të Kuq”, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Luke Shaw (18′).

Man United gjeti sërish golin, por sërish u anulua nga VAR-i, këtë herë shkaku i një faulli në sulm.

Edhe në pjesën e dytë, Man United vazhdoi me dominimin, mirëpo Burnley gjeti golin shumë lehtë.

Ishte Rodriguez që arriti ta dribloi Harry Maguiren dhe lehtësisht shënoi nga afërsia (48′).

Tutje, Cristiano Ronaldo u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, por nuk e gjeti golin, pavarësisht disa përpjekjeve.

Me këtë barazim, Man United renditët në pozitën e pestë me 39 pikë, derisa Burnley vazhdon të qëndrojë në fund me 14 sosh

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit