18.1 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Dëshmitë për sulmin në Ibër Lepenc, Bislimi përmend komunikime para sulmit

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përmendur komunikime, që sipas tij, janë bërë para, “e ndoshta” edhe pas sulmit në Ibër Lepenc.

Ai i ka bërë këto deklarata në “Zërin e Amerikës”:

“Instancat e policisë kanë kërkuar bashkëpunim me segmente të caktuara ndërkombëtare. Sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjell ujë, do të jetë e vështirë që në vendin e krimit të të gjenden dëshmi të caktuara, dëshmitë që ne kemi kanë të bëjnë me komunikime që kanë ndodhë para sulmit, dhe ndoshta pas saj, që pastaj kërkojnë një natyre tjetër të forenzikës.

Të gjitha informacionet që i kemi, çojnë vetëm në një adresë dhe mendoj se do të ishte e palogjikshme që të merremi me atë se a ka dëshmi të mjaftueshme apo jo. Me rëndësi tash është që të analizohet se cili ka qenë qëllimi primar i këtij sulmi”.

Të ngjashme

Të fundit