22.9 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Dëshmitarja e parë fillon të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit

- Advertisement -

Dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ka vazhduar të mërkurën dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Seanca është duke vazhduar në sesion privat.

Ndryshe, gjatë seancës së djeshme, dëshmitarja është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e cila seancë po ashtu është mbajtur në sesion privat.

Ndërkaq, para se të paraqitej dëshmitarja në sallë, mbrojtësi i Thaçit, avokati Lluka Mishetiq, ka dorëzuar një provë të re materiale, provë e cila nuk u kundërshtua nga ZPS-ja dhe më pas u pranua nga trupi gjykues./betimiperdrejtesi

Të ngjashme

Të fundit