6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiqit

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas sulmit në ku mbeti i vrarë rreshteri, grupi i Radojiçiqit u strehua në hotelin e Banjskës. Dëshmitari i Prokurorisë tregon sa paguheshin anëtarët e grupit të Radojiçiqit.

Babai i 27-vjeçarit të akuzuar, Vladan Ilić, pranon një telefonatë nga djali i tij ku i thotë se ka nevojë të largohet nga hoteli i Banjskës.

Më vonë, babai kupton se djali i tij ka ecur në këmbë për 4 orë e gjysmë dhe ka dalë në Serbi.

Grupi kishte bartur të plagosur që janë trajtuar në Novi Pazar dhe Beograd, një prej tyre kishte vdekur aty.

Babai i Vladanit e kishte ditur se djali i tij është pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile” dhe se paguhej 400 euro në muaj. /Betimi për Drejtësi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit