17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Dëshmitari në Speciale: Gjatë luftës, Kadri Veselin s’e kam njohur dhe s’kam dëgjuar për të

- Advertisement -

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë sot dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka filluar marrjen në pyetje duke ia lexuar dëshmitarit një pjesë nga intervista e tij dhënë Prokurorisë së Specializuar. Në këtë intervistë, ai kishte thënë se gjatë luftës nuk e ka njohur dhe nuk ka dëgjuar ndonjëherë për Kadri Veselin.

“Eshtë një pyetje: Në këtë përiudhë, a e ke parë, a e ke njohur Kadri Veselin – në ‘98, ’99? Ju jeni përgjigjur: ‘Atë s’e ka njohur askush’. Pyetje: Gjatë konfliktit, a ke dëgjuar ndonjëherë për të? Përgjigje: ‘Jo asnjëherë’”.

Të njëjtën gjë dëshmitari e konfirmoi edhe në seancën e pasdites.

“Kadri Veselin nuk e kam njohur më parë, deri pas luftës kur ka pasur pozita publike”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit