2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Dëshmitari i 39’të nis dëshminë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara ka nisur dëshminë dëshmitari i 39’të nën masa mbrojtëse në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Prokurori Nathan Quick tha se dëshmitari do të jep informacion rreth strukturës dhe marrëdhënieve në mes forcave të UÇK-së dhe FARK-ut.

Sipas prokurorit, dëshmitari kishte deklaruar se Thaçi ishte personi më i lartë në UÇK gjatë kësaj periudhe kohore.

“Sipas dëshmitarit, Thaçi ishte nëpunësi dhe personi më i lartë i UÇK-së në këto takime. Dëshmitari po ashtu jep informacion sa i takon strukturës së organizimit të njësive të caktuara të UÇK-së dhe FARK-ut në Shqipëri në fund të vitit 1998 dhe 1999. Rreth marsit 1999, dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet që është nxjerrë nga Azem Syla dhe Jakup Krasniqi në një bazë të caktuar në Shqipëri”, tha prokurori.

Sipas tij, ky dokument tregon autoritetin ekskluziv që kishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në raport me atë të Qeverisë në ekzil.

Me kërkesën e ZPS-së, deklaratat e këtij dëshmitari të dhëna më herët së bashku me materialet përcjellëse u pranuan si prova materiale. Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar kanë filluar që të parashtrohen në sesion privat për publikun nga prokurori Quick.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit