Lajme

Dëshmitari britanik: Veteranët e UÇK-së kishin një karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotizmi

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Në seancën e sotme të gjykimit kundër ish udhëheqësve të UÇK-së, mbrojtja e Selimit ka pyetur dëshmitarin e radhës me numër 3724, sh-oficier britanik  Doug Young.

Dëshmitari i  është përgjigjur fillimisht kundër-pyetjeve të mbrojtjes së Selimit, avokatit Geoffrey Roberts duke thënë se nga marrëdhëniet që ka pasur me veteranët pas luftës ishte që ata kishin një karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotizmi, raporton Gazeta10.

Ndryshe, gjykatësi Charles Smith ka urdhëruar ZPS-në që deri në fund të ditës së nesërme të paraqesin listën e dëshmitarëve që do të thirren për tri javët në vazhdim.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.