17 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së rikthehen nga 27 tetori

- Advertisement -

Procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë me seanca nga data 27 tetor.

Në to do të paraqiten ende dëshmitarë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilët pritet të jenë figura ndërkombëtare me histori angazhimi në Kosovë gjatë luftës ose menjëherë pas saj.

Deri më tani, në mbështetje të mbrojtjes kanë dëshmuar: James Rubin, ish-zëdhënës i Madeleine Albright; Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje; John Duncan, ish-këshilltar i Komandantit të NATO-s Wesley Clark; dhe Jock Covey, që ishte zëvendëskryeadministrator i Kosovës nga viti 1999 deri më 2001.

Dëshmitarët e mbrojtjes do të dëgjohen deri nga mesi i nëntorit, eventualisht deri në fundin e tij. Palët do të kenë afat deri në muajin dhjetor për të dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm pritet vendimi përfundimtar i Panelit të Gjyqtarëve

Të ngjashme

Të fundit