24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Dëshmia e Sadik Halitjahës: Avokati i Veselit gjen një lëshim të Prokurorisë, jep vërejtje serioze

- Advertisement -

Ish-komanadanti i Zonës së Pashtrikut, Sadik Halitjaha ka nisur sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Para se të fillojë dëshminë e tij, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson dha një vërejtje për prokurorinë, shkruan lajmi.net.

I njëjti, rikujtoi faktin se Halitjaha përmendet në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale që ka kryer krime.

Konkretisht, ai përmend faktin se i njëjti dyshohet për pengmarrjen e tri grave që më vonë u gjetën të vdekura. Kësisoj, prokuroria, sipas tij nuk ia ka bërë me dije atij që të mos jap deklarata që do ta inkriminonin. Kjo, sipas Emmerson është shkelje e parimeve bazë të gjykimit dhe dëshmisë.

“Ky dëshmitar citohet atë që në Amerikë e quani bashkëkonsiprues pa aktakuzë. Ajo ka të bëj me një citim që e keni çuar edhe më herët, dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri grave që më pas janë gjetur të vdekura. Atij duhet t’i thuhet se dëshmia mund të jetë inkriminuese. Duke marrë shembull në dëshminë e mëhershme, ju keni dhënë këshilla që të mos jap dëshmi vet-inkriminuese. Duhet informuar dëshmitari se në qoftë se trajtohet në pah, kjo çështje duhet të trajtohet. Nuk e dëgjova zotin Patch ta thotë një gjë të tillë. Duke pasë parasysh se ky person është pjesë e NKP-së për të cilën flasim, është e nevojshme që t’i tregohet këtij dëshmitari cilët janë hapat në qoftë se cënohet një nga pikat”, tha ai.

Emmerson bëri me dije se ishte vet Halitjaha ai që ka thënë se “nuk i bëhet vonë” nëse dënohet apo jo, mirëpo që çështja e këshillimit për deklaratën inkriminuese, duhet të trajtohet me seriozitet nga prokuroria.

“E di që ai thotë se “nuk i bëhet vonë” nëse do të dënohet ose jo, por nuk e di nëse prokuroria ia ka bërë të qartë këtë pikë. Pra, thuhet se ai të jetë personi që ka kryer një prej krimeve që është në aktakuzë”, tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit