Avokati Skënder Musa sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dëshminë e ish-Zëvendës Sekretarit të Shtetit, James Rubin.
Ai tha se kjo dëshmi ishte tjetër nivel dhe siç u shpreh ua ka prishur matematikat.
“Ata dëshmitarë që i kemi parë kanë qenë skandaloz dhe teper jokredibil, mirëpo gjyqtari e fiton bindjen me ato çka i dëgjon. Dëshmia e z.Rubin ka qenë e tjetër nivel dhe ua ka prishë në tërësi matematikat dhe orientimin fillestar dhe të deritanishëm që e kanë pasur ndoshta gjyqëtarët në bazë të pamjeve dhe në bazë të refuzimit të kërkesave dhe ankesave të mbrojtjes vazhdimisht”, u shpreh tutje ai.