Ish-Ambasadori kosovar, Lulzim Peci, tha se dëshmia në Gjykatën Speciale e James Rubin, ish-Nënsekretar amerikan i Shtetit, përtej një dëshmie me rëndësi gjyqësore është edhe ligjëratë publike e dorës së parë.
“Tash vazhdoni të bëni hajgare me masat e ShBA-së”, tha Peci, referuar pezullimit të Dialogut Strategjik me Kosovës me vendim të Shtëpisë së Bardhë.
Postimi i plotë:
Deshmia e James Rubin si deshmitar i mbrojtjes te ish Presidentit Thaci, nuk eshte vetem nje deshmi e thjeshte gjyqesore! Kjo deshmi eshte edhe nje ligjerate publike e dores se pare per historine moderne te Kosoves, lidershipin vizionar te shqiptareve, luften e UCK-se dhe rrugetimin e saj drejte pavaresise!
Tani vazhdoni te beni hajgare me masat e SHBA-ve! Kush nuk e cmon dhe s’punon bashke me mikun dhe perkrahesin me te madh, i cili na ka sjelle lirine dhe pavaresine, dhe qe ka investuar me gjenerozitetin me te madh ne shtet-ndertimin e vendit tone, nuk ka rruge tjeter perpos qe te perfundoj ne vete-izolim apo ne dere te armikut!