-0.5 C
New York
Sunday, January 5, 2025

Buy now

Dëshmia e Rizvanollit: Qeverisë s’i kujtohet nëse është njoftuar për favorizimin e një kompanie nga Nagip Krasniqi

- Advertisement -

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës e Isuf Zejnës.

Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Ministrja Rizvanolli, në dëshminë e saj dhënë më 12 nëntor 2024, kishte deklaruar se kishte raporte kolegiale dhe “më të shpeshta veçanërisht” në kohën e krizës energjetike, me Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut.

Ajo kishte shtuar se gjatë kësaj periudhe, më konkretisht dhjetor 2021-pranverë 2023, kishte kontakte të rregullta dhe takime me Nagip Krasniqin, sa herë që ndonjë bllok kishte dalë jashtë funksionit, por edhe komunikime me të në Whatsapp, me kryeministrin, zv/kryeministrin e “persona të tjerë zyrtarë”. Sa i përket përfshirjes së Dejona Mihajlit në atë grup, ajo ka thënë se Mihajli “mund të ketë qenë” pjesëmarrëse.

“Komunikime kishte pasur në një grup në WhatsApp jo vetëm me kryeshefin Nagip Krasniqi por edhe me persona tjerë zyrtar si Kryeministri, zv. Kryeministri dhe personat tjerë zyrtar. Ndërkaq, lidhur me përfshirjen e personit jo zyrtar në këto komunikime thekson se mund të ketë qenë edhe Dejona në atë grup dhe se grupi ka qenë joformal ndërsa Dejona ishte e përfshirë si koordinatore e komiteteve profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje dhe si njohëse e politikave të Lëvizjes Vetëvendosje për energji”, citohet të ketë thënë ajo.

Në aktakuzë ceket se gjatë periudhës kur blloku A5 ishte jashtë funksionit, ministrja Artane Rizvanolli kishte deklaruar se “Qeveria nuk ka pasur njohuri lidhur me procedurat e tenderimit” dhe “nuk i kujtohet nëse Litwin ishte shpallur fillimisht e papërgjegjshme, e pastaj ftuar në negociata me procedurë të negociuar”.

“Sa i përket dështimeve apo daljes jashtë funksionit të kaldasë së bllokut A5 nuk i kujtohet nëse ka pasur dështime në realizimin e remontit por probleme me zingjirin e furnizimit pastaj procese tjera ofertuese të cilat janë kryer gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore energjinë të cilën nuk e prodhojnë e sigurojnë përmes importit. Gjatë periudhës kur blloku A5 ka qenë jashtë funksionit, Qeveria në një pjesë të kohës e ka subvencionuar blerjen e energjisë, ndërsa lidhur me procedurat e tenderimit nuk ka pasur njohuri dhe nuk i kujtohet nëse është njoftuar se kompania ‘’Litwin S.A’’ fillimisht ishte shpallur e papërgjegjshme e pastaj është ftuar në negociata me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë”, citohet në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit