Dëshmia e Dejona Mihalit në Prokurori i nxjerr zbuluar kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Besnik Bislimi, të implikuar në biseda në WhatsApp me Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut të akuzuar në dy raste për korrupsion. Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje e pranon ekzistencën e grupit. E pohon bisedën e shefit të Qeverisë për spastrime në korporatë.

Dejona Mihali e ka konfirmuar bisedën në një grup në WhatsApp në të cilën kryeministri Albin Kurti e udhëzonte Nagip Krasniqin për spastrime në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në një intervistë në Prokurorinë Speciale, Mihali e pranon se ka zhvilluar bisedë me Nagip Krasniqin për kryeinxhinierin Bekim Lushaku në një grup në platformën WhatsApp, në të cilin ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Paparaci e ka siguruar procesverbalin e plotë të marrjes në pyetje të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje nga një prokuror special. Dëshminë, në cilësinë e dëshmitares në hetimet penale ndaj Nagip Krasniqit, e ka dhënë me 13 shtator 2024.

Gjatë marrjes në pyetje, Mihali pyetet për dhjetëra komunikime të zhvilluara me Nagip Krasniqin në platformat WhatsApp dhe Signal, si dhe për komunikimet në grup të të dyve me kryeministrin Kurti, zv/kryeministrin Bislimi dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Besnik Bislimi, sipas një bisede në WhatsApp të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj të hënën, i kërkonte Nagip Krasniqit të nënshkruante tenderin e një kompanie përkundër se u njoftua se nuk i plotësonte kushtet dhe duhet të përjashtohej, raporton Paparaci.

Dëshmia e zyrtares së lartë të Vetëvendosjes e konfirmon edhe vërtetësinë e bisedës së publikuar nga Paparaci të hënën, në të cilën Albin Kurti e udhëzonte direkt Nagip Krasniqin për shkarkime në KEK.

Caku i shkarkimeve, besohet se se ishin ata që s’i përkisnin partisë në pushtet. Kryeministri, frikësohej se po “bëhej vonë” për pastrimin e ndërmarrjes nga njerëz që pretendohet se ishin të padëgjueshëm ndaj pushtetit të tij.

“Në komunikimin në grupin e lartcekur lidhur me kryeinxhinierin Bekim Lushaku. Komunikimi mban datën 11.10.2022 në rrjetin social WhatsApp. A ju kujtohet ky komunikim?”, e pyet prokurori special, Mihalin.

“Nuk më kujtohet saktësisht, por po ta shoh mund ta kujtoj”, përgjigjet ajo gjatë dëshmisë në Prokurorinë Speciale me 13 shtator të vitit të kaluar.

Prokurori ia prezanton për shikim komunikimin, tregon procesverbali i marrjes në pyetje të Mihalit, të cilin e posedon të plotë Paparaci.

“Pas shikimit a ju kujtohet?”, e pyet prokurori, zyrtaren e Vetëvendosjes.

“Po, tani e kam parasysh edhe është ashtu siç e kam shënuar në komunikim”, e pranon Mihali.

Nga gjashtë pjesëtarët e grupit në WhatsApp, vetëm Dejona Mihali nuk posedonte çertifikatë të sigurisë. Kjo nuk e ndalonte atë të kishte qasje në informata të ndjeshme për Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilat ia ofronte Nagip Krasniqi.

“Tani për ato që u thanë më lart po e përsërisë edhe një herë, pse z.Krasniqi komunikonte me juve? Ai kishte në dispozicion këshilltarin Kelmendi, kishte në dispozicion ministren Rizvanolli me të cilët edhe ligjërisht ka pasur obligim me komuniku, me raportu, si aksionar i KEK-ut. Pse me juve, ju nuk jeni pjesë e institucioneve shtetërore, ju jeni pjesë e institucioneve politike?”, e pyet prokurori.

“Për shkak të njohjes kolegiale”, përgjigjet ajo, dhe vazhdon: “Dhe për shkak të bashkëpunimit që kemi pasur më herët në fushën e energjetikës, besoj kjo është e vetmja arsye.”

Nagip Krasniqi, i cili kontrollohej nga Mihali dhe i shërbente me informata asaj, në një bisedë tjetër në WhatsApp ia dërgon zyrtares së Vetëvendosjes termat e referencës për një procedurë tenderuese në KEK.

Ajo, në dëshminë e saj para prokurorit, thotë se nuk i kujtohet mirë biseda. Thotë se dokumenti mund të ketë pasur lidhje me projektin e rindërtimit të plotë të Kosovës A.

“Nuk me kujtohet, por a mund te shoh?”, thotë ajo.

Prokurori ia ofron Mihalit nje kopje te komunikimeve për shikim, tregon procesverbali i marrjes në pyetje.

“Nuk me kujtohet ndonje ngjarje specifike perveç nese ka te beje me ndonje aktivitet qe ka te beje me çeshtjen e krizes energjetike”, përgjigjet Mihali.

“Pse ka nevoje qe ne ora 19:59 ta dergoj kete dokument termat e references juve?”, e pyet prokurori, Mihalin.

“Nuk kam ndonje pergjigjeje, mbase ka te beje qe ka te beje me projektin per rindertimin e plote te Kosoves A, qe nuk ka nisur asnjehere por vetem ka qene si ide dhe eshte pjese e programit tone prandaj kam pasur vemendjen”, përgjigjet ajo.

Paparaci, publikoi të hënën biseda në një grup në WhatsApp mes kryeministrit Albin Kurti, Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Biseda e inkriminon shefin e Qeverisë, të ardhur në pushtet me premtime për luftimin e krimit dhe nepotizmit.

Pyetjet e prokurorit dhe përgjigjet e dëshmitarit, Dejona Mihali:

Prokurori: Na tregoni nje biografi te shkurter tuajen?

Deshmitarja: Jetoj ne Prishtine, jetoj vetem dhe punoj si koordinatore e komiteteve profesionale ne partine politike Levizja Vetevendosje.

Prokurori: A jeni e punesuar ne institucionet shteterore te Republikes se Kosoves?

Deshmitarja: Jam e punesuar vetem ne Levizjen Vetevendosje.

Prokurori: Adresen qe na dhate te vendbanimit eshte e perhershme apo e perkohshme?

Deshmitarja: Eshte adresa aktuale.

Prokurori: Pa adresa ne Tirane?

Deshmitarja: Nuk eshte adrese e imja pore familjes.

Prokurori: Por adrese banimi ne Greqi?

Deshmitarja: Nuk kam adrese banimi ne Greqi dhe s’kam pasur asnjehere.

Prokurori: A e njeh Nagip Krasniqin?

Deshmitarja: Po e njoh.

Prokurori: Si e njihni?

Deshmitarja: Nese e mbaj mend sakte e kam njohur ne aktivitete qe lidhen me temen e Energjise diku ne vitin 2009 ose 2010

Prokurori: Kur thuani aktivitetet cka nenkuptoni?

Deshmitarja: Levizja Vetevendosje ka nje shtylle qe merret me tema apo cështje sektoriale ku perfshihet edhe cështja e energjise dhe ne perputhje me to merr pjese ose organizon aktivitete te natyres shkencore, hulumtuese ose profesionale dhe aty e kam takuar Nagipin.

Prokurori: Megjithate ne deklaraten e dhene ne Prokurori z.Krasniqi ka deklaruar se nuk eshte anetare i partise Levizja Vetevendosje. A eshte e vertete kjo?

Deshmitarja: Po, asnjehere nuk ka qene.

Prokurori: Sa shpesh ju ka rene te takoni z. Krasniqi per  periudhen para se eshte emeruar kryeshef ekzekutiv ne KEK?

Deshmitarja: Ka pasur raste njehere ne vit apo ne gjashte muaj por ka pasur

Prokurori: A ka qene Nagip Krasniqi  pjese e ndonje  komiteti te Levizjes Vetevendosje?

Deshmitarja: Levizja Vetevendosje ka disa komitete profesionale te cilat jane te organizuara sine qender ashtu edhe ne deget e saj ne qytete tjera. Keto komitete janetrupa profesionale qe perbehen ngaekspert te fushave te cilet jo patjeter jane anetare te partise dhe te gjithe keta kontribuojne ne aspektin profesional secili ne fushen prej nga vjen. Nagipi Krasniqi ishte i fushes se energjise dhe ka qene pjese e komitetit per energjetike.

Prokurori: Kjo ishte para se te emerohej kryeshef i KEK. Por pas emerimit Kryeshef i KEK-ut, a eshte shtuar ky intensiteti i takimeve?

Deshmitarja: Jo perkundrazi mund ta kem takuar nje apo dy here, por nje me kujtohet saktesisht.

Prokurori: Cilat mund te jene arsyet qe mund ta kesh takuar z.Krasniqi nje apo dy here me aq sa ju kujtohet?

Deshmitarja: Heren e pare e mbaj mend per shkak se kam qene ne nje periudhe shume te gjate e semure dhe kur jam kthyer thjesht jemi takuar per tu pershendetur, heren e dyte nese nuk gaboj jemi takuar apo kemi komunikuar ne periudhen e krizes energjetike nuk e mbaj mend sakte, kemi kerkuar informacione mbi gjendjen energjetike, perkatesisht une ne emer te Levizjes Vetevendosje dhe kjo eshte pak a shume lidhur me takimet me Nagipin.

Prokurori: Tani sapo permendet komunikimin, po kalojme te komunikimi. Sa shpesh keni komunikuar me z. Krasniqi?

Deshmitarja: Sasine nuk e percaktoj dot, por ne haze te nevojes kryesisht kur ai ka pasur nevoje.

Prokurori: A do te thote kjo qe edhe ne rastin e krizes energjetike, ai ka pasur nevoje per komunikim me ju?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet sakte cili ka qene motivi apo  kush kend e ka kontaktuar por ka qene shqetesim i pergjithshem qytetar per gjendjen energjetike.

Prokurori: Cili ka qene mjeti i komunikimit mes jush?

Deshmitarja: Telefoni.

Prokurori: Cili ka qene aplikacioni i komunikimit me telefon?

Deshmitarja: Ka qene WhatsApp por edhe me telefon direkt. Kam pasur edhe aplikacione si Viber, Signal, E-mail, por mbaj mend qe kryesisht me WhatsApp.

Prokurori: Ne kete komunikim me WhatsApp, a eshte e vertete qe Nagipi ju kaderguar informacione edhe mbigjendjen energjetike  ne pergjithesi.

Deshmitarja: Komunikimi same kujtohet ka qene shume i shkurter per shkak se ai ka qene shume i ngarkuar dhe vetem kur ka qene ne ndonje moment teper kritik, si9 mund te ishte mungesa e energjise per ore te gjata, perndryshe nuk kam pasur nevoje ta kontaktoj sepse ka qene shume i ngarkuar me pune.

Prokurori: Por raporte me te dhena specifike, detaje energjetike a ju ka dhene informacione te tilla?

Deshmitarja: Nuk mund te mbaj mend sakte, mund te kete derguar ndonje ilustrim sa per te treguar se cila eshte gjendja. Kur them ilustrim mendoj per ato pasqyrat qe KEK-u i publikon ne faqen e tyre.

Prokurori: Sa i perket zhvillimit te tendereve ne KEK, a keni pasur komunikim me Nagip Krasniqin?

Deshmitarja: Jo nuk kam pasur komunikim per tenderet. Por, ne adresen time ka ardhur nje e-mail anonim nga nje adrese e dyshimte ku kishte nje kronologji per riparimet ne nje nga blloqet e Termocentralit Kosova A, te njejten ia kam percjelle me e-mail Nagipit.

Prokurori: Prokurori ia ofron deshmitares nje kopje te nje e-maili me permbajtjen te cilen deshmitarja sapo e sqaroi. E pyet deshmitaren a eshte ky e-maili sapo folet?

Deshmitarja: Po.

Prokurori: Ai keni njoftuar Kryeministrin me kete e-mail?

Deshmitarja: Po, une ia kam derguar te treve, Kryeministrit, Ministres se dikasterit perkates dhe Nagipit.

Prokurori: Ju sapo folet per disa informacione, po kthehem edhe njehere tek pyetja ime sa i perket tendereve. A keni shkembyer mes vete informacione lidhur me shpalljen e ndonje tenderi ne KEK?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet saktesisht.

Prokurori: A ju kujtohet nese z.Krasniqi ju ka derguar ndonje dokument tenderues ne komunikimin ne mes jush?

Deshmitarja: Kjo nuk me kujtohet.

Prokurori: Nuk ju kujtohet apo nuk e dini?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet ngase nuk me ka mbetur ndonje mbrese.

Prokurori: Nga ekzaminimi forenzik i telefonit te z.Krasniqi rrjedh se komunikimi i juaj mete kaqene shume i shpeshte, ne mesin e komunikimeve kemi nje komunikim me titullin Remonti i bllokut A5 Kosova Ai derguar me date 20.03.2023 i cili permban informacionet te detajuara ne lidhje me tenderin per riparimin e turbines, tenderimi i dyte dhe tenderimi i trete ashtu si9 jane te evidentuara ne permbajtjen e ketij teksti, prej nga rrjedh se ky komunikim eshte derguar nga ju tek Nagip Krasniqi permes aplikacionit WhatsApp. Prokurori ia ofron deshmitares per shiqimin e ketij komunikimi.

Deshmitarja: Kjo eshte e ngjashme me sinjalizimin e mehershem, te cilat i kemi marre ne lidhje me remontin e Kosoves A. Pasi e kam pranuar kete komunikim e kam percjelle tek Nagip Krasniqi. Gjithashtu kemi pranuar nje email nga Arben Kllokoqi i cili eshte zyrtar ne komunitetin nderkombetar te energjise ne Viene e cila ka te beje me çeshtje te emitimeve dhe si behet perllogaritja e emitimeve ne rastet e ndertimit te nje termocentrali dhe kete me gjase e kam percjellur tek Nagipi.

Prokurori: Gjate hetimeve kemi siguruar nje komunikim te dates 22.04.202 permes platformes Signal ku flitet per eksportin e energjise per muajin Mars dhe Prill te vitit 2022. A ju kujtohet se keni pranuar kete komunikim nga z. Krasniqi?

Deshmitarja: Nuk eshte diçka qe mund te kujtoj ate.

Prokurori: Deshmitares i dorezohet komunikimi per shikim. Tani pas leximit a ju kujtohet diqka?

Deshmitarja: E shoh por jo qe me kujton diqka te veçante.

Prokurori: Me lejoni te ju kujtoj, ndoshta e ndihmon ne kujtesen e ngjarjeve me lehte. Gjate komunikimit ne platformen Signal ne daten 22.04.2022 ne mes jush dhe Nagip Krasniqit, ju i dergoni Nagipit shkrimin e gazetes Reporteri.net ne lidhje me artikullin me titull “Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2miljon nga Kosova per dy muaj te krizes energjetike”. A ju kujtohet kjo?

Deshmitarja: Me siguri kam derguar ndonje nga lajmet qe bejne zhurme.

Prokurori: Megjithate, Nagipi ju pergjigjet “pak a shume e vertete”, dhe ne kete moment ju dergon te dhenat statistikore lidhur me eksportin e energjise qe sapo ju treguam. Pse ju dergoj Nagipi juve keto dokumente?

Deshmitarja: Nuke kam te qarte sepse edhe tani nuke mbaj mend se çka shkruante brenda atij shkrimi, por cfare me kujtohet si teme e pergjithshme se ne ate kohe kishte teper shume akuza se ka eksport apo import te energjise me Serbine dhe per keto akuza nuk kishte ndonje evidence ose une te pakten nuk e kam kuptuar se cila ishte evidenca dhe kur permendej atje ne kompani Sllovene nuk kishte evidence se cila ishte lidhja ne mes kompanise sllovene dhe kompanive serbe dhembibazen e kesaj une ia kam percjell artikullin Nagipit me kuptimin shihe se c;:fare po ndodh. Tani nuk me kujtohet sakte nese mi ka derguar keto te dhena per shkak se keto jane te dhena publike te pasqyrave te energjise edhe ne KOST edhe ne ZRRE.

Prokurori: Po tani ministre e energjetikes jeni ju apo znj. Rizvanolli?

Deshmitarja: Eshte znj. Rizvanolli.

Prokurori: Pse nuk komunikoj znj. Rizvanolli lidhur me kete çeshtje qe sapo e cekem me larte?

Deshmitarja: Eshte çeshtje e saj, eshte ne diskrecionin e saj.

Prokurori: Pse ju znj. Mihali, pse juve te ju interesoj kjo çeshtje dhe pse duhet z. Krasniqi te ju dergoj juve keto te dhena dhe te komunikoj me juve per keto çeshtje?

Deshmitarja: Ky eshte nje shkembim komunikimi kolegial dhe nuk ka te beje me pozicione, edhe shoqerisht po te ishim round te keshillonim njeri-tjetrin.

Prokurori: Megjithate nga komunikimi ne keto platforma duke se me shume jeni te interesuar per keto çeshtje se sa znj. Rizvanolli e cila eshte ministre e linjes?

Deshmitarja: Se pari une besoj qe institucionet perfshire ministret kane platformat tjera te cilat i komunikojne çeshtjet, qe jane takimet, mbledhjet dhe diskutimet dhe me gjase nuk e kane te nevojshme komunikimin me keto platforma telefonike.

Prokurori: Pse ju?

Deshmitarja: Per shkak se une e kam pershkrimin e detyres asi lloj, prandaj edhe merrem. Kjo eshte puna ime e perditshme.

Prokurori: Pauze 5 min.

Prokurori: Me date 23.04.2022, Nagip Krasniqi permes platformes Signal ju dergon nje dokument si permbledhje lidhur me importin dhe eksportin e energjise si dhe shkembimi me KESH SH.A per vitet 2021-2022. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Jo nuk me kujtohet.

Prokurori: Deshmitares i ofrohet nje deshmi e komunikimit te lartcekur. Pas shikimit a ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet, me sa shoh jane informacione publike dhe mund te jete ndonje deklarim qe mund ta kete dhene per media.

Prokurori: Gjithashtu ne komunikim e dates 04.08.2022 eshte nje komunikim te cilin Nagipi i eshte drejtuar juve me titullin “Kerkese per Qeverine e Republikes se Kosoves per plotesim ndryshimin e vendimit per shpalljen e gjendjes se emergjences energjetike”. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Po pak a shume ka te beje me ate çeshtjen e krizes e cila u permend me larte.

Prokurori: Me date 24.02.2023 keni pasur nje komunikim me ç’rast Nagip Krasniqi ju dergon juve disa dokumente si ne vijim: 1. Agjenda e takimit, e cila eshte shtate (7) faqe, dhe 2. Dokumenti i titulluar “Terms of Reference for Procurment of Legal and Regulatory Advistory Services”. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet por a mund te shoh.

Prokurori: Prokurori i ofron nje kopje te komunikimeve per shikim. Pas shikimit – a ju kujtohet?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet ndonje ngjarje specifike perveç nese ka te beje me ndonje aktivitet qe ka te beje me çeshtjen e krizes energjetike.

Prokurori: Pse ka nevoje qe ne ora 19:59 ta dergoj kete dokument termat e references juve?

Deshmitarja: Nuk kam ndonje pergjigjeje, mbase ka te beje qe ka te beje me projektin per rindertimin e plote te Kosoves A, qe nuk ka nisur asnjehere por vetem ka qene si ide dhe eshte pjese e programit tone prandaj kam pasur vemendjen.

Prokurori: Po ju zyrtarisht a keni qene e perfshire ne kete projekt?

Deshmitarja:  Zyrtarisht une vetem si perfaqesuese e institucionit te Levizjes Vetevendosje dhe jo ndonje institucioni shteteror.

Prokurori: Nagip Krasniqi ne komunikimin e dates 02.07.2022 ne rrjetin social WhatsApp ju dergon juve informacion lidhur me dyshimin e abuzimit te energjise elektrike nga ana e KESH ne shkelje te marreveshjes te dates 24.06.2022. Tani a ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Po e mbaj mend kontestin e kesaj bisede. E di qe i ka pas ardhur nje sinjalizim atij ku flitej per menyren se si operonte KESH dhe e di qe ne ate kohe ai i pate pyetur te gjithe njerezit qe i njihte nese ka kuptim ajo qe po shkruhej ne menyre qe ta merrte per baze ate qe shkruhej apo jo. Permbajtja e atij komunikimi e sakte nuk me kujtohet.

Prokurori: Prokurori i ofron per shikim komunikimin e lartcekur. Pas shikimit – a ju kujtohet?

Deshmitarja: Po ky eshte komunikimi per te cilin fola.

Prokurori: Ne komunikimin e dates 12.04.2023 Nagipi ju dergon juve dokumentin me permbajtje “Angazhimi i nje konsulenti te jashtem per asistence teknike dhe operative ne sektorin e fusheveprimit te KEK-ut”. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet ky komunikim.

Prokurori: Prokurori ia ofron ne shikim komunikimin. Pas shikimit a ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Po tani e kuptova se per çfare behet fjale.

Prokurori: Per çfare arsye ju dergon Nagipi juve kete komunikim?

Deshmitarja: Me gjase eshte e lidhur me faktin se z.Begolli eshte inxhineri qe ka marr pjese prej themelimit te Termocentralit Kosova A.

Prokurori: Edhe ju çka vendoset per kete 9eshtje?

Deshmitarja: Asgje, me siguri ka qene çeshtje kolegiale e informimit qe lidhet me personin konkret per shkak te pervojes se tij.

Prokurori: Apo ka te beje me aprovimin, miratimin e juaj?

Deshmitarja: Jo asesi.

Prokurori: Me date 16.05.2022 Nagip Krasniqi permes platformes Signal ju dergon nje komunikim, perkatesisht nje dokument ne te cilen shenon tri pozita dhe tre emra te zyrtareve te KEK. Pason komunikimi i juaj ne te cilen e informoni z. Krasniqi per “profilin” e secilit prej ketyre tre zyrtareve. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Keshtu sakte nuk me kujtohet por nga permbajtja te cilen sapo ma lexuat rrjedh se jane informata te cilat ne i kemi bartur gjate viteve ose mund ta kem pyetur dike dhe ia kam percjellur Nagipit.

Prokurori: Por pse juve?

Deshmitarja: Eshte nje komunikim kolegial kur njeri eshte ne nevoje per ndonje informacion dhe qe nuk ka te beje me poziten. Per shkak te njohjes prej shume viteve eshte krejt e natyrshme kerkesa e 9faredo ndihme apo komunikimi.

Prokurori: Por nga permbajtja e tekstit duket se ai kerkon miratimin tuaj nese duhet ti emeroj keta zyrtar ne ato pozita, a eshte e sakte?

Deshmitarja: Me sa me kujtohet nuk eshte kerkese as per miratim dhe as per ndonje lloj pelqimi, as ne kete rast as per raste tjera.

Prokurori: Ne komunikimin e dates 22.10.2022 ju i dergoni nje komunikim z.Krasniqi permes platformes WhatsApp, dy dokumente me tituj: 1. Fletedorezim per Zymer Morina dhe 2. Fleteparaqitja e cila ka te beje me nje ankese per nje shkelje te pretenduar nga ana e komisionit per nje konkurs pune. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Po.

Prokurori: Cila eshte arsyeja e ketij komunikimi?

Deshmitarja: Me sa me kujtohet sindikata apo vete punetoret paraqesin ankesa tek neve ne Levizje dhe  mbaj mend qe pak a shume kontesti ka qene ky, disa prej tyre kane qene te pezulluar  dhe  jane ankuar  pse  kryeshefi  nuk merr masa ndaj menaxhmentit por ka filluar me punetoret e thjeshte.

Prokurori: Si i siguruat ju keto dokumente te brendshme te KEK-ut?

Deshmitarja: I kane sjelle vete punetoret tek ne dhe une vetem ia kam percjelle Nagipit.

Prokurori: Tani po ju pyesim per disa komunikime ne grup ne rrjetin social WhatsApp ku bejne pjese Kryeministri, Zv. Kryeministri, Ministrja e Ekonomise, Ministri i Financave, Kryeshefit i KEK-ut, ju dhe keshilltari i Ministres Ekonomise. Pse jeni pjese e ketij grupi?

Deshmitarja: Ju duhet te kuptoni se grupi nuk eshte per shkak te pozitave por per shkak te raporteve kolegiale ndervite te fushes e energjetikes dhe te gjithe njerezit aty kane qene te perfshire ne ideimin e programit tone per energjetiken. Tani me kohe njerezit jane bartur ne pozicionet qe kane por programi ka mbetur ai te cilin e kemi ideuar.

Prokurori: Dhe a dote thote kjo qe ju keni qene mbikeqyrese e ketij programi? Deshmitarja: Fjala mbikeqyrese nuke percakton saktesisht, por nga pikepamja e zbatimit te atij programi qe ne e kemi pasur si parti eshte e natyrshme qe te kemi biseda te here pas hershme ne lidhje me keto çeshtje.

Prokurori: Eshte e çuditshme qe ne kete grup vetem ju jeni anetare e partise qe eshte ne nje grup ku te gjithe jane zyrtare shteteror. Ata kane autorizime kushtetuese dhe ligjore si zyrtare shteteror, gje qe  ju nuk  i keni perderisa nuk jeni pjese e institucioneve shteterore. Pse pikerisht ju nga partia juaj jeni pjese e ketij grupi te komunikimit?

Deshmitarja: Jo nuk e kuptoj pyetjen.

Prokurori: Tani ju sqaroj.

Deshmitarja: Pse une eshte per shkak te pozites qe mbaj brenda partise dhe per shkak te dijenive qe kam per shkak te hartimit te programit qeverises te Levizjes Vetevendosje.

Prokurori: A jeni ju eksperte e energjetikes?

Deshmitarja: Nuk jam eksperte e energjetikes por kam koordinuar draftimin e planit te pergjithshem ku bene pjese edhe sektori energjetik.

Prokurori: A jeni eksperte e financave?

Deshmitarja: Nuk jam eksperte e financave por jam eksperte e politikave publike.

Prokurori: Ju nuk keni ndonje specializim ne politika publike, a eshte e sakte?

Deshmitarja: Po, por une kam pervojen ne politikat publike.

Prokurori: Dhe nga kjo mund te konkludojme se çdo komunikim qe bejne zyrtaret shteteror ne ate grup ju keni qasje?

Deshmitarja: Po normal.

Prokurori: A keni njohuri se kush e ka krijuar kete grup?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet, e di qe ka kohe qe eshte ky grup.

Prokurori: A keni certifikate te sigurise per te pasur qasje ne informacionet e klasifikuara?

Deshmitarja: Jo nuk kam por edhe nuk kam aplikuar.

Prokurori: Pse nuk keni aplikuar?

Deshmitarja: Nuk kam pasur arsye te aplikoj.

Prokurori: Ne komunikimin e dates 29.09.2022, z.Krasniqi e dergon ne grupin e lartcekur nje dokument e titulluar “Ofertat per Lot 1 dhe Lot 2” me çka ju informon juve se kush ka aplikuar ne keto tendere dhe çmimet reference me te cilat kane aplikuar. Aty behet fjale per tenderin “Riparimi kapital i kaldajes” dhe “Riparimi kapital i turbines dhe gjeneratorit” te bllokut AS. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet sepse ka qene jashte interesit tim.

Prokurori: Prokurori ia ofron nje kopje te komunikimeve per shikim. Pas shikimit a ju kujtohet komunikimi?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet sepse nuk ka gene ne vemendjen time, perkatesisht nuk me thote gje.

Prokurori: Ne komunikimin e dates 30.09.2022, z.Krasniqi dergon ne grup Raportin e vleresimit te tenderit KEKC-22-287-616. Aju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet dhe per kete dokumentin qe po flisni eshte jashte vemendjes time.

Prokurori: Gjithashtu me date 13.10.2022 ne te njejtin grup eshte derguar Rezymeja e Ofertes per secilin operatore ekonomik i cili ka marr pjese ne tenderim. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet.

Prokurori: Ne komunikimin ne grupin e lartcekur lidhur me kryeinxhinierin Bekim Lushaku. Komunikimi mban daten 11.10.2022 ne rrjetin social WhatsApp. A ju kujtohet ky komunikim?

Deshmitarja: Nuk me kujtohet saktesisht por po ta shoh mund ta kujtoj.

Prokurori: Prokurori ia ofron per shikim komunikimin. Pas shikimit a ju kujtohet?

Deshmitarja: Po tani e kam parasysh edhe eshte ashtu sic e kam shenuar ne komunikim.

Prokurori: Tani per ato qe u thane me larte po e perserise edhe nje here, pse z.Krasniqi komunikonte me juve. A kishte ne dispozicion keshilltarin Kelmendi, kishte ne dispozicion Ministren Rizvanolli me te cilet edhe ligjerisht ka pasur obligim me komunikuar, me raportuar, si aksionar i KEK-ut. Pse me juve, ju nuk jeni pjese e institucioneve shteterore, ju jeni pjese e instucioneve politike?

Deshmitarja: Per shkak te njohjes kolegiale dhe per shkak te bashkepunimit qe kemi pasur me heret ne fushen e energjetikes, besoj kjo eshte e vetmja arsye.

Prokurori: Tani ju po mundoheni ta mbroni z.Krasniqi, po mundoheni te mos e thuani te verteten apo cila eshte arsyeja qe here pas here bien ne kontradite sipas mendimit tim sepse ne njeren ane me larte the se jeni takuar shume rralle dhe tani po thuani per shkak te kolegjialitetit dhe bashkepunimit. Me nje person qe thate te pakten jeni takuar dy here ne keto dhjete vite, per çfare kolegjialiteti behet fjale?

Deshmitarja: Ju perseris se z.Nagip Krasniqin e njoh prej vitit 2009 dhe prej atehere jemi takuar shume shpesh, nese e llogarisim harkun e 16 viteve. Kure ka marr detyren e kam takuar nje apo dy here maksimumi. E dyta, po perpiqem te jap te gjitha hollesite dhe nuancat per te kuptuar se si qendron e verteta.

Prokurori: Ne hierarkine e Levizjes ne mes jush dhe sekretarit organizativ kush qendron me larte?

Deshmitarja: Jane dy pozita qe nuk jane te ndervarura njera me tjetren dhe kane kompetenca te ndryshme.

Prokurori: Megjithate, ne te gjitha komunikime sekretari organizativ nuk eshte i perfshire ne asnje komunikim.

Deshmitarja: Perfshirja ime ne komunikimet qe sapo i cekem lidhet ne fushe j  veprimtarine e komiteteve profesionale ku shumica e bashkepunetoreve jane nga ti  jashte Levizjes Vetevendosje dhe nje pjese e konsiderueshme jane pjese e institucioneve shtetërore.

Prokurori: z.Krasniqi ka pasur disa takime me disa kompani greke ne Greqi ne lidhje me energjetiken. A keni pasur ju ndonje njohuri lidhur me keto takime?

Deshmitarja: Jo personalisht, perveç ndonje njoftimi periferik.

Prokurori: A ka ndodhur ndonjehere qe ju te keni asistuar organizimin e ketyre takimeve?

Deshmitarja: Jo, asnjehere.

Prokurori: A ka ndodhur qe ju te keni marr pjese ne keto takime me zyrtaret e institucioneve shteterore?

Deshmitarja: Jo.

Prokurori: Çka ju lidh me Greqine?

Deshmitarja: Asgje.

Prokurori: A ka gjasa se mund te kesh njohur ndonje CEO te ndonje kompanie apo biznesi ne Greqi?

Deshmitarja: Jo fare.

Prokurori: Kompania “Therna” a ju asocion ndonje gje lidhur me energjetiken?

Deshmitarja: Jo nuk me asocion, por e di qe ne komunikime eshte permendur dhe pastaj kam kuptuar se eshte nje nga kompanite e njohura ne ballakan per energjetike.

Prokurori: A keni njohuri se z.Krasnqi ka bere ndonje vizite te kjo kompani se bashku me zyrtare shteteror?

Deshmitarja: Jo nuk me kujtohet saktesisht, kam degjuar diçka por nuk e di saktesisht.

Prokurori: A keni diçka te shtoni ju diçka qe ne nuk ju kemi pyetur qe ju konsideroni qe eshte e rendesishme?

Deshmitarja: Jo nuk kam.

Prokurori: A keni verejtje mbi menyren se si eshte mbajtur procesverbali

Deshmitarja: Jo nuk kam.

Prokurori: A pajtoheni ta nenshkruani procesverbalin?

Deshmitarja: Fillimisht dua ta lexoj.

Prokurori: Te printohet nje kopje dhe te i jepet deshmitares per lexim.

Prokurori: A e lexuat deklaraten?

Deshmitarja: Po.

Prokurori: A keni per te shtuar/plotesuar/ndryshuar diçka?

Deshmitarja: Jo, perveç disa gabimeve teknike.

Prokurori: Ju njoftoi se, ne cilesine e deshmitares, do te thirreni nga gjykata, ne rast se ky rast, pas perfundimit te hetimeve shkon ne gjykate. A e kuptuat?

Deshmitarja: Po.

Prokurori: Pas perfundimit te te gjitha procedurave, e shpalli te perfunduar seancen e marrjes se deklarates.