Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christipher Hill në Hagë.
Ai ka vlerësuar se dëshmia amerikane në Hagë ka treguar dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, i cili duhet të jetë liri për çlirimtarët.
“Dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë. Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër. Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska. Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezentohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai.






