Dëshmia e agjentit të policisë pas shpërthimit të tritolit në Lezhë

- Advertisement -

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Eksplozivi i ishte vënë makinës së një efektivi policie në qytetin e Lezhës. Bëhet fjalë për një agjent të krimeve me iniciale G.Gj.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.

“Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po vijon hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

Ndërkohë polici ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk ka konflikte. Ndërkohë burime të Tv Klan bëjnë me dije se dyshohet se sulmi me tritol mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai ushtron prej disa vitesh në sektorin e Krimeve në Policinë e Lezhës.

Hetuesit kanë marrë disa kamera sigurie për të zbuluar identitetin e autorëve pasi ka dyshime se mund të kenë qenë dy persona. Pasi kanë vendosur tritolin, dyshohet se ata janë larguar në rrugët dytësore.

Të ngjashme

Të fundit