14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Dëshira e Agim Ademit: Politikë, Kosovë-Shqipëri..bëje një

- Advertisement -

Nga Retin Toka

“Politika të na bashkojë, vetëm disa orë na duhen për një Kombëtare”, këto fjalë kumbuan në veshin, por dhe në mendjen time. Dëshirën e kishte të pastër, të kulluar, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët duan. Pasionant, profesionist dhe mjaft i zhdërvjellët. Nuk donte të humbte asnjë minutë.

Prej ditësh i kisha kërkuar një intervistë, por kohën fizike e kishte të limituar. Andaj, një ditë më ra telefoni: “Dëgjo, unë po vozis. A mundemi ta bëjmë tani të flasim?” Dukej që Agim Ademi ishte i përpiktë dhe nuk i pëlqentë t’i zvarriste punët. Nuk kishte përgjigje standarte, përkundrazi. Në një rrëfim enkas për revistën NewsBomb.al, tregoi gjashtë vitet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe objektivat për të ardhmen.

“Dua që një ditë të thuhet që këto u bënë në kohën e Agim Ademit. Kjo do të jetë lumturia ime më e madhe”, tregoi ndër të tjera kreu i FFK-së që nuk ngurroi të shfaqë edhe krenarinë e kënaqësinë që homologu i tij, Armand Duka, është zëvendës president i UEFA-s. E ndërsa presin që një ditë Shqipëri e Kosovë të jenë një, së bashku kanë një projekt konkret “Kupa Nënë Tereza”.

– Zoti president! Fillimisht më lejoni t’iu falënderoj që pranuat të bëheshit pjesë e revistës Neësbomb përmes intervistës suaj…

Faleminderit ju dhe ndihem i privilegjuar të jem pjesë e agjencisë suaj mediatike në Shqipëri.

– Prej vitit 2018-të jeni në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Si kanë qenë këto vite për ju si drejtuesi i “shtëpisë së futbollit”?

Po, është e vërtetë që nga viti 2018-të jam zgjedhur President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Prej asokohe e deri më sot, kanë qenë vërtetë vite sfiduese. Por, kanë qenë dhe pozitive duke qenë se kemi bërë shumë për futbollin. Për mua është dhe kënaqësi për faktin që kam qenë dhe më parë pjesë e Federatës. Kam qenë në pozicione të ndryshme dhe në mandatet e fundit, pothuajse për 20 vite zëvendës-president i Federatës. Kam kaluar gjithë zinxhirin e mundshëm në këtë institucion dhe tashmë jam në krye të tij. Siç e dini kam qenë futbollist e më tej, jam bërë president klubi. Më vonë jam bërë pjesë e Federatës. Pra kam një karrierë të gjatë në të gjitha pozicionet. Unë e kam ndarë me etapa qëndrimin tim në këtë institucion. Tashmë është etapa e zhvillimit dhe ne kemi bërë mundur të bëjmë shumëçka pas pranimit në UEFA dhe në FIFA.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit