24.5 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Deshi të fuste në Kosovë ilegalisht mall prej Serbisë mbi 13 mijë euro, kapet nga policia

- Advertisement -

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task  Forcës Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në terren.

Sot me datë 20.12.23 njësitet e lartcekura thonë se pas pranimit të informatës nga burimet relevante se janë duke u sjellë mallra të kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale.

“Nga njësitet e lartcekura në fshatin Karaqevë e Epërme-Kamenicë është arrit të identifikohet dhe ndalohet automjeti VW LT furgon ngjyrë e bardhë me targa vendore drejtuar nga dyshuari m/k. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuara në automjet foli plastike (ambalazh) rreth 1005 kg. për të cilat nuk kishte asnjë dokument”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit