Së fundmi, artistja ka zbuluar një incident që i ka ndodhur teksa ka qenë në një lidhje live në “Instagram”. Në ato momente djali i saj po luante me ngjyra dhe i ka rënë në sy Fifit.

“Dje gjatë kohës që isha live në Instagram, ndodhi një aksident i vogël. Theo tu loz me ngjyra përpak na la qorr”, ka shkruar Fifi në postimin e saj të parë në “Instastory”.

Ndërkohë në një postim të dytë, këngëtarja poston një video ku shfaqet me syrin e fashuar. Ajo shprehet se mjekja i ka thënë që t’a mbajë për pak në mënyrë që të mos ketë kontakt direk me ambientin e jashtëm.

Duke qenë se fansat janë shqetësuar për shëndetin e saj, Fifi gjithashtu ka postuar një fotografi ku tregon gjendjen e syrit, e fatmirësisht çdo gjë është mirë.

“Kjo është gjendja e syrit”, shkruan këngëtarja e dashur për publikun në foton në fjalë.