-3 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

Dervishi tallet keq me Specialen: Kjo gjykatë mund të akuzojë Thaçin edhe për marrje të oksigjenit më shumë së të tjerët

- Advertisement -

Gazetari i njohur shqiptar Lutfi Dervishi është tallur keq me Gjykatën Speciale, e cila dje i ka ngritur një aktakuzë të re ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka ironizuar me aktakuzën e Speciales, duke thënë se kjo gjykatë ndoshta në të ardhmen mund të akuzojë Thaçit edhe për parkim të gabuar në Hagë.

Madje, sipas tij, ajo mund të ngre akuzë ndaj Thaçit edhe për abuzim të kafes në burg.

Në profilin e tij në “Facebook”, Dervishi ka bërë pyetje nëse ky proces mund të quhet proces gjyqësor apo persekutim gjyqësor.

“Nëse katër vite në paraburgim dhe një aktakuzë e re për Hashim Thaçin nuk mjaftojnë për të mbajtur me gajret procesin, ndoshta Gjykata Speciale duhet të mendojë në mënyrë më kreative. Për shembull ndoshta mund të ngre një aktakuzë për parkim të gabuar në Hagë ose ndonjë akuzë shpifje për abuzim me kafen e burgut. Ç’është më ironike, në gjithë këtë “spektakël drejtësie,” askush nuk di të thotë saktësisht se kush është në gjyq: Thaçi, historia, apo vetë koncepti i drejtësisë se “dhomave speciale” Në pritje të një aktakuze tjetër ndaj Thaçit ( psh për marrje të oksigjenit me shume se të tjerët, në sallën e gjyqit), le të përgëzojmë zyrën e prokurorit për këmbënguljen palëkundur për të mos lënë asgjë mangut në këtë proces veç drejtësisë”, ka shkruar Dervishi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit