Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj ka mbajtur takime me banorët e Tërstenikut, ku ka marrë mbështetje.
“Ne Lagjen Kuqica në Tërstenik nuk isha thjesht mysafir por ndihesha si pjesë e familjes sime politike. Kjo lagje nuk më priti vetëm me fjalë, por me zemër, respekt dhe krenari. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen”, u shpreh Dervishaj.




