Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka marrë mbështetje nga lagjia Dervishaj në Leqinë të Skenderajt.
Me këtë rast, ai është shprehur mirënjohës për mbështetjen që është duke marrë për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“U jam thellësisht mirënjohës për këtë pritje kaq të përzemërt nga Lagjja Dervishaj në Leqinë! Taman siç e do tradita jonë, çdo përshëndetje, çdo dorë e shtrirë, çdo fjalë mbështetjeje, po më forcon rrugën për të kontribouar fuqishëm në Kosovë. #PDK131
#BedriHamza1 #ShahinDervishaj77”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.