Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka marrë mbështetje të fuqishme në vendlindje – Runik të Skenderajt.
Dervishaj, i cili është njeri prej biznesmenëve më të suksesshëm shqiptar në Gjermani, ka thënë se është pa fjalë nga mbështetja madhështore nga njerëzit e vendlindjes së tij.
“Jam pa fjalë nga kjo mbështetje kaq madhështore, nga njerëzit e vendlindjes time në Runik të Skenderaj! Kjo mbështetje kaq e fuqishme më jep motivim të jashtëzakonshëm për të vazhduar betejën deri në momentin kur do e gëzojmë fitoren. Në Runik, pash nga afër besimin dhe shpresën që kanë këta njerëz për një të ardhme më të mirë. Ashtu siç iu kam premtuar, angazhimi im është i pakursyer dhe do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë dhe të gjithë Kosovës”, ka shkruar Dervishaj në Facebook. /Scanner/