Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka thënë se ua kanë borxh të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri që ta bëjnë Kosovën vend më të mirë.
Në këtë kontekst, ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen PDK-së për ndryshimin e ri.
“Kosova mundet ma mirë, Kosova e meriton me kanë ma mirë, dhe ua kemi borxh atyre që dhanë jetën për liri ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë. Andaj, le të bashkohemi të gjithë për ndryshimin e ri”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.